Botë

Lideri ukrainas i frikësohet një marrëveshjeje SHBA-Rusi

Lideri i Ukrainës është shprehur i shqetësuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të arrijë marrëveshje me Rusinë prapa shpinës së saj dhe qortoi Francën dhe Gjermaninë se kanë zbutur qëndrimet e tyre në bisedimet me Moskën.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy veçanërisht ka paralajmëruar Washingtonin se dështimi i saj për të bllokuar ndërtimin e gazsjellësit nga Rusia në Gjermani do të ishte një gabim i rëndë politik, raporton AP.

“Do të ishte humbje për SHBA-në dhe besoj se do të ishte humbje personale për presidentin Biden”, ka thënë Zelenskyy në komentet e tij që ngritin shqetësimet për Ukrainën se do të shkatërronte rëndësinë strategjike dhe do ta dobësonte atë politikisht.

SHBA-ja ka qenë fuqishëm kundërshtare e ndërtimit të gazsjellësit rus, por administrata e Trumpit vendosi të mërkurën që të mos ndëshkojë kompaninë gjermane e cila mbikëqyr ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”, ndërkaq ka deklaruar për sanksione të reja kundër kompanive dhe anijeve ruse.