Botë

Izraeli thotë se i ka shënjestruar shtëpitë e krerëve të Hamasit

Izraeli ka thënë se i ka shënjestruar shtëpitë e komanduesve të Hamasit, ndërsa luftimet me militantët palestinezë në Rripin e Gazës janë futur në ditën e dhjetë, raporton BBC.

Izraeli ka thënë se ka tentuar të vras shefin ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif “disa herë”. Gjatë natës së djeshme, Izraeli ka njoftuar se janë vrarë dy militantë të Hamasit pas sulmeve në apartamentet e tyre.

Po ashtu janë hedhur raketa tjera në drejtim të Izraelit, ku Hamasi ka thënë se ka shënjestruar bazat ajrore në jug.

Lëvizjet për armëpushim po vazhdojnë, por është bërë pak para në këtë drejtim.
Franca ka përpiluar një rezolutë duke bërë thirrje për fundin e dhunës në koordinim me Egjipitn e Jordaninë, por është vetëm draft.

SHBA-ja ka bllokuar tentimet për një deklaratë të përbashkët, ndonëse ka bërë thirrje për armëpushim.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se operacionet ushtarake në Gaza do të vazhdojnë për aq gjatë sa të jetë e nevojshme.