Botë

Maqedonia e Veriut e shpall person të padëshirueshëm një diplomat rus

Foto: AP
 

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut tha se ka shpallur person të padëshirueshëm një diplomat rus, në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.

"Më 14 maj, 2021, ambasadori i Federatës Ruse u thirr në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku iu dorëzua një notë me udhëzimin për largimin e diplomatit nga territori i Maqedonisë së Veriut brenda shtatë ditësh”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.