Skema ndërkombëtare për të siguruar qasje të barabartë në vaksinat kundër COVID-19 ka mungesë prej 140 milionë dozash, për shkak të krizës së vazhdueshme të Covidit në Indi.
Instituti më i madh indian i furnizimit me vaksinë i skemës Covaks, nuk ka realizuar asnjërën nga dërgesat e planifikuara që prej ndërprerjes së eksporteve në mars. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë blen dhe shpërndan vaksina për Kovaksin. Instituti po iu bën thirrjeve liderëve të shtatë shteteve më të zhvilluara në botë dhe shteteve të Bashkimit Evropian që t’i ndajnë dozat e tyre.
Liderët do të takohen muajin e ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar. UNICEF-i vlerëson se shtatë vendet më të zhvilluara mund të mbulojnë një hise të madhe të kësaj mungese me ndarjen e vetëm 20 përqindëshit të vaksinave të tyre në qershor, korrik dhe gusht.
Franca është zotuar që të ndajë gjysmë milioni doza deri në mes të qershorit, derisa Belgjika ka premtuar 100 mijë doza nga furnizimi i brendshëm gjatë javëve të ardhshme. Ekziston droja se kriza e madhe e pandemisë në Indi do të godasë edhe vendet tjera - shtetet në fqinjësi, por edhe ato larg rajonit.