Botë

India regjistron 4106 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

India të hënën ka raportuar për 4.106 të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa i ka regjistruar edhe 281.386 raste të reja të infeksionit me koronavirus.

India është duke u përballë me valën e dytë të COVID-19, që e ka stërngarkuar sistemin shëndetësorë në këtë vend.

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Indi, po ashtu po ndikon në përhapjen më të shpejtë të virusit.

Që nga fillimi i pandemisë India ka regjistruar afro 25 milionë raste pozitivë me koronavirus dhe rreth 275 mijë të vdekur.