Botë

Netanyahu: Fushata ndaj militantëve palestinezë do të vazhdojë sa të jetë e nevojshme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se fushata e vazhdueshme kundër militantëve palestinezë, tani në ditën e saj të gjashtë, "do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme".

Kryeministri foli të shtunën nga selia e Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit në Tel Aviv dhe lëshoi një paralajmërim për udhëheqësit e grupit militant Hamas pas një serie sulmesh ajrore që synuan zyrtarë dhe komandantë të nivelit të lartë.

“Ju nuk mund të fshiheni - as në tokë e as poshtë saj. Askush nuk është imun”, tha Netanyahu.

Udhëheqësi izraelit shtoi se nuk kishte "asnjë fushatë më të drejtë ose morale" sesa Izraeli kundër Hamasit në Rripin e Gazës dhe falënderoi presidentin Joe Biden dhe udhëheqësit e tjerë të botës për mbështetjen e tyre.