Botë

Vazhdojnë luftimet Izrael – Hamas, afro 75 të vdekur

Militantët e Hamasit kanë lansuar dhjetëra raketa në drejtim të Izraelit, pasi sulmet ajrore izraelite kanë vrarë disa komandues të lartë të Hamasit dhe kanë rrëzuar një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza, njofton BBC.

Eskalimi i luftimeve, që ka nisur të hënën, ka shtyrë Kombet e Bashkuara duke paralajmëruar kundër “një lufte të shkallës së plotë”.

Konflikti ka nxitur po ashtu një valë të dhunës në rrugë në Izrael mes hebrenjve dhe arabëve në Izrael. Liderët politikë kanë bërë thirrje për qetësi.

Së paku 67 persona kanë vdekur në Gaza, ndërsa shtatë në Izrael.

Luftimet kanë shpërthyer të hënën pas javëve të rritjes së tensioneve izraelito-palestineze në lindje të Jerusalemit, që kulmoi me përleshje në xhaminë Al-Aqsa.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se planifikon ta dërgojë ushtrinë që ta ndihmojë Policinë në vendet e prekura nga dhuna.