Botë

Ka vdekur vrasësi serik në Francë që kishte vrarë së paku tetë vajza

 

Një vrasës serik, Michel Fourniret, i cili ka vrarë së paku tetë vajza dhe gra të reja mes viteve 1987 dhe 2001, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Fourniret vdiq në njësinë e sigurt të një spitali në Paris, tha të hënën prokurori publik.