Botë

12 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit

Foto: Ilustrim
 

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 12 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, derisa kanë rezultuar pozitivë 198 persona.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 333 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 137.664. MSH-ja njofton se që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar pozitivë 153.891 persona, 5.079 të vdekur dhe 738.012 testime.