Ligjvënësit e Karolinës Jugore kanë miratuar një ligj që lejon të dënuarit me vdekje të ekzekutohen nga ekipi i pushkatimit në mungesë të helmeve për injektim.
Pasi miratimit përfundimtar, Karolina Jugore do të bëhet shteti i katërt amerikan që ofron këtë mundësi si metodë të dënimit me vdekje.
Kundërshtuesit e kanë cilësuar ligjin si metodë mesjetare, por përkrahësit janë arsyetuar se pushkatimi e bën më të lehtë pranimin e vendimit te viktimat.
Në shtetin jugor nuk është ekzekutuar askush që prej vitit 2011.
Ligji i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në Karolinën Jugore synon rinisjen e ekzekutimeve, duke tejkaluar vështirësitë e shteteve që të sigurojnë përbërësit e koktejit injektues.