Botë

Një vajzë e klasës së gjashtë futet në shkollë me armë, qëllon dy nxënës e një punonjës

Foto: AP
 

Një vajzë e klasës së gjashtë ka marrë një armë në shkollën e saj në Idaho dhe ka qëlluar dy nxënës dhe një person nga stafi i shkollës, derisa më pas është çarmatosur nga një mësues.

Tri viktimat të cilët janë qëlluar pritet të mbijetojnë, kanë thënë zyrtarët policorë. Sherifi Steve Anderson ka thënë se vajza ka nxjerrë armën e zjarrit nga çanta dhe ka qëlluar për disa herë jashtë dhe brenda shkollës, raporton AP.