Botë

Dënohet me 25 vjet burg për krime lufte ish-ushtari fëmijë në Uganda

Foto: BBC
 

Një ish-ushtar fëmijë në Uganda i cili ishte bërë komandant në një grup famëkeq rebelësh, është burgosur për krime lufte.

Dominic Ongwen, tani 45-vjeçar, është dënuar me 25 vjet burg për krime që përfshijnë, vrasje, dhunime e torturë.