Botë

Talibanët “mund të bëjnë kthim mbrapa” në të drejtat e grave

Foto: AP
 

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë paralajmëruar më 4 maj në një raport të paklasifikuar se niveli i të drejtave të grave në Afganistan, i krijuar për dy dekada, mund të jetë në rrezik, pas tërheqjes së trupave amerikane.

“Talibanët vazhdojnë të kenë qasjen e njëjtë kufizuese ndaj të drejtave të grave dhe mund të bëjnë kthim mbrapa në përparimin e arritur për dy dekada, nëse ky grup fiton fuqi kombëtare”, është thënë në raportin e Këshillit Kombëtar të Inteligjencës.