Botë

Gjermania lehtëson masat për ata që janë vaksinuar

Gjermania lehtëson masat për ata që janë vaksinuar
Foto: AP
 

Qeveria gjermane ka thënë se personat e vaksinuar ose që janë shëruar nga COVID-19, do të përjashtohen nga kufizimet e kontakteve dhe orarit të lëvizjes.

Ministrja e Drejtësisë, Christine Lambrecht, ka thënë se këto dy grupe të njerëzve do të trajtohen njëjtë si personat që kanë rezultuar negativ. Kjo do të thotë se mund të shkojnë në vende të tilla si, sallonet e bukurisë pa u testuar paraprakisht, raporton AP.