Botë

Franca zbut masat për të ndihmuar shkollat dhe udhëtimin

Franca zbut masat për të ndihmuar shkollat dhe udhëtimin
 

Fëmijët francezë janë kthyer në shkolla dhe udhëtimet brenda vendit janë të lejuara tash, ndërsa Qeveria e Francës ka zbutur masat pas mbylljes së tretë që kishte aplikuar për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, raporton BBC.

Qytetarët tash e kanë të lejuar të udhëtojnë kudo nëpër Francë, ndryshe kur ishte mbyllja e u lejohej udhëtimi vetëm 10 kilometra larg shtëpisë.