Për t’i dalë në ndihmë me luftën ndaj koronavirusit, Britania e Madhe do t’i dërgojë Indisë 1.000 ventilatorë të tjerë. Kjo e fundit është duke regjistruar rreth 300.000 raste pozitive me COVID-19 çdo ditë, duke bllokuar spitalet. Në mungesë të hapësirës nëpër morgje, autoritetet janë detyruar t’i djegin trupat e të vdekurve nga koronavirusi.
“Kjo mbështetje do të ndihmojë në përmbushjen urgjente të disa prej nevojave akute të Indisë, veçanërisht oksigjen për pacientët”, ka thënë sekretari i Jashtëm, Dominic Raab.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi të vendosur t’i ndihmojmë miqtë tanë indianë në kohën e tyre të vështirë”.
Kombet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Pakistani, po japin mbështetje pasi numri i rasteve pozitive është në rritje.
Përktheu: E.B.