Botë

Marina e Indonezisë e shpall nëndetësen të fundosur, i gjithë ekuipazhi i vdekur

Foto: AP
 

Marina e Indonezisë të shtunën ka deklaruar se nëndetësja e saj e zhdukur është fundosur dhe është çarë, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë 53 anëtarëve të ekuipazhit në bord, pasi gjetën gjësende nga nëndetësja gjatë dy ditëve të fundit.

Shefi i ushtrisë Hadi Tjahjanto ka thënë se prania e rrjedhjes së vajit si edhe mbeturina afër zonës ku së fundi u zhyt nëndetësja në ishullin e Balit, ishin prova të qarta të fundosjes së saj. Indonezia deri tash po e konsideronte nëndetësen vetëm di të zhdukur.