Rregullatori amerikan i shëndetit ka ndërprerë pauzën prej 11 ditësh ndaj vaksinës anti-COVID, “Johnson & Johnson”. Pavarësisht kësaj, rregullatori do t’i vë kësaj vaksine një tiketë paralajmërimi rreth mundësisë që të shkaktojë mpiksje gjaku.
Javë më parë është raportuar se 15 nga 8 milionë marrës të vaksinës amerikane kanë pasur probleme me mpiksje të gjakut.
Edhe Rregullatori Evropian i Barnave ka ndërprerë kufizimet ndaj vaksinës J&J.
Mpiksje të gjakut deri më tani ka shkaktuar në disa raste edhe vaksina e prodhuar nga Universiteti Oksfort “AstraZeneca” mirëpo Rregullatori evropian i barnave kishte gjetur se dobitë nga vaksina tejkalojnë rreziqet.
Artikuj të ngjashëm
-
EMA-ja gjen “lidhjen e mundshme” mes vaksinës “J&J” dhe mpiksjes së gjakut
-
Polonia nis vaksinimin me “Johnson & Johnson” pavarësisht se shkaktoi mpiksje të gjakut
-
Pauzohet përdorimi i vaksinës J&J në disa vende të botës
-
SHBA-ja rekomandon “pauzimin” e përdorimit të vaksinës “J&J”, sherri i mpiksjes së gjakut
-
J&J pauzon prodhimin e vaksinës anti-COVID