Botë

Navalny i jep fund grevës së urisë

Kritiku i Kremlinit, Alexey Navalny, ka thënë se po i jep fund grevës së urisë të cilën e ka filluar në burg javë më parë.

Deklarata e tij vjen disa ditë pasi lideri opozitar rus u transferuar në një spital të burgut për shkak të shëndetit të dobët, shkruan CNN.

“Unë nuk po e tërheq kërkesën që të kem doktorin që më duhet - Po humb ndjeshmërinë në disa pjesë të duarve dhe këmbëve dhe dua të kuptoj çfarë është kjo dhe si ta trajtoj, por duke marrë parasysh progresin dhe rrethanat, po filloj të dalë nga greva e urisë”, ka thënë Navalny në një mesazh në Instagram.