Botë

Çekia urdhëron largimin e pothuajse gjithë stafit diplomatik të Rusisë

Çekia urdhëron largimin e pothuajse gjithë stafit diplomatik të Rusisë
 

“Do ta vendosim një kufizim për numrin e diplomatëve në Ambasadën ruse në Pragë, sipas nivelit aktual të të angazhuarve në Ambasadën tonë në Moskë”, ka thënë Kulhanek. “Nuk dua që ta përshkallëzoj situatën pa nevojë... por Republika Çeke është një vend me vetëbesim dhe do të veprojë si e tillë. Veprimi nuk është i synuar kundër rusëve apo shtetit rus, por është një reagim për aktivitetet e shërbimeve sekrete ruse në territorin tonë”

Republika Çeke ka urdhëruar të enjten Rusinë që ta tërheqë shumicën e stafit të saj të mbetur diplomatik në Pragë, në përshkallëzimin më të fundit të përplasjes më të rëndë midis dy shteteve ndër dekada.

Rusia ka paralajmëruar menjëherë përgjigje të ashpër ndaj veprimit.