Botë

Biden: Kjo do të jetë dekada vendimtare për të trajtuar ndryshimin e klimës

Biden: Kjo do të jetë dekada vendimtare për të trajtuar ndryshimin e klimës
FOTO: AP
 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se ne jemi në një "dekadë vendimtare" për të trajtuar ndryshimin e klimës, në samitin që aktualisht po mbahet me udhëheqësit më të fuqishëm botëror, njofton BBC.

SHBA-ja është zotuar të ulë emetimet e karbonit me 50-52% nën nivelet e vitit 2005 deri në fund të kësaj dekade.