India ka raportuar 314.835 raste të reja pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit, që është shifra më e madhe ditore e rasteve pozitive e regjistruar në ndonjë vend në botë ndonjëherë, raporton BBC.
Numri i të vdekurve është rritur për 2.104 gjatë 24 orëve të fundit, që është rekord i vdekjeve në Indi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNumri total i rasteve pozitive me koronavirus në Indi ka arritur në afro 16 milionë, që është vetëm prapa SHBA-së që ka regjistruar 31.9 milionë raste pozitive.
India është përfshirë nga vala e dytë e ashpër e pandemisë dhe po ka mungesa të oksigjenit, duke shtuar shqetësimin.
Kjo ka shtyrë gjykatën e lartë të Delhit që ta kritikojë publikisht qeverinë qendrore për mënyrën se si ka menaxhuar krizën e oksigjenit në qytet.