Austria nuk do të përdorë vaksinën “Sputnik V” të Rusisë derisa Agjencia Evropiane e Barnave ta miratojë atë, ka thënë kancelari Sebastian Kurz.
Vendi ka qenë në negociata me Rusinë për të blerë 1 milion doza vaksine, por urdhëri ende nuk është dhënë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurz deri vonë kishte shmangur sqarimin nëse vendi do të priste për miratim nga rregullatori evropian, ose, si Hungaria, të jepte vaksinën ruse anti-COVID pa dritën jeshile nga EMA.
Hungaria është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që ka administruar vaksinën, megjithëse Sllovakia ka porositur edhe doza.
"Shpresojmë që shpejt të miratohet nga EMA pasi çdo dozë shtesë e vaksinës na ndihmon të shpëtojmë jetë", ka thënë Kurz në një deklaratë, duke shtuar se qeveria kishte rënë dakord të bënte porosinë.