Austria është në bisedime me Rusinë për të blerë një milion doza të vaksinës ruse kundër COVID-19 të njohur si Sputnik V, vaksinë që ende nuk është aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
Lajmin e ka konfirmuar zyra e kancelarit austriak Sebastian Kurz, raportojnë mediumet austriake.
Kurz është duke u kritikuar nga partitë opozitare pasi Qeveria e tij nuk ka blerë mjaftueshëm vaksina kundër koronavirusit siç ka mundur të bëjë me skemën e Bashkimit Evropian për blerje kolektive.
“Nuk duhet të ketë pengesa gjeopolitike sa i përket vaksinave. Gjëja e vetme që duhet të llogaritet është nëse vaksina është efikase apo jo”, ka thënë Kurz në deklaratën e lëshuar nga zyra e tij.
Ai ka thënë se është në bisedime me Rusinë dhe se Moska i ka ofruar për shitje një milion doza të vaksinës Sputnik V deri në prill.
Sputnik V është aprovuar në 58 shtete nëpër botë.
-
Austria nuk do ta përdorë vaksinën “Sputnik V” pa miratimin e EMA-së
-
Bavaria nënshkruan marrëveshje për blerje të Sputnik V nëse miratohet në BE
-
Gjermania do të nisë negociatat me Rusinë për ta blerë vaksinën e saj
-
BE-ja nuk e përjashton përdorimin e vaksinës ruse kundër COVID-19
-
Rusia pranon kërkesë për një miliard vaksina kundër COVID-19