Udhëheqësit e ushtrisë në Birmani kanë urdhëruar lirimin e 23.184 të burgosurve nga burgjet në mbarë vendin.
Vendimi ka ardhur si rrjedhojë e faljes që është bërë për nder të Vitit të Ri, ka bërë të ditur një zëdhënës i Departamentit të Burgjeve. Ndërkohë, bëhet e ditur se pak ose asnjë nga aktivistët kundër grusht-shtetit, të arrestuar që nga 1 shkurti, do të jenë në mesin të liruarve.
E shtuna është dita e parë e Vitit të Ri tradicional në Birmani dhe dita e fundit e pushimit pesë-ditor, i cili zakonisht festohet me vizitat te tempujt Budist dhe me festa nëpër rrugë.
Aktivistët pro-demokracisë kanë kërkuar këtë vit anulimin e ngjarjeve festive dhe në vend të kësaj njerëzit të fokusohen në kampanja të shpëtimit të demokracisë, pas marrjes së pushtetit nga ushtria dhe arrestimit të lideres demokrate, Aung San Suu Kyi.
Qindra njerëz kanë vdekur, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, në protestat kundër grusht-shtetit, që nga 1 shkurti i këtij viti. Ndërkohë, mijëra të tjerë janë arrestuar dhe po mbahen nëpër burgje.
-
Birmania liron më shumë se 2 mijë të burgosur politikë
-
Ushtria zgjat ngërçin politik në Birmani, shtyn zgjedhjet
-
Birmania do të lirojë mbi 5000 persona që u burgosën për protestat kundër grushtshtetit
-
Katër të vrarë në protestat e së shtunës në Birmani
-
16 të vdekur në protestat e së shtunës në Birmani