Botë

Dodik insiston për ndarje të Bosnjës në mënyrë paqësore

Foto: Epa-Efa
 

Përfaqësuesi serb i Presidencës tri-anëtarëshe të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, beson se ndarja e Bosnjës në mënyrë paqësore është e mundshme.

Dodik në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë të martës pasdite, tha se për ndryshim nga dy anëtarët tjerë të Presidencës, ai kroat dhe ai boshnjak, hedh poshtë fjalën “luftë”.