Botë

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë të mesme në SHBA, dyshohet për viktima

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë të mesme në SHBA, dyshohet për viktima
Foto: AP
 

Policia në qytetin Knoxville të shtetit Tennessee njoftoi se ishte thirrur në një shkollë të mesme lokale, pas njoftimeve për sulm me armë zjarri, ku njoftohet se kanë mbetur të vrarë disa viktima.

"Ka pasur njoftime për disa viktima nga armë zjarri, ndër ta edhe një polic i Departamentit Policor të Knoxvillet. Në këto momente vazhdojnë hetimet”, tha policia e qytetit përmes një postimi në Twitter të martën.