Botë

Arrestohet personi që me shaka kërkoi 1 mijë likes për të mos hedhur fëmijën nga ballkoni

E plotësuar (19:40)- BBC ka njoftuar se personi i cili kishte vë në rrezik jetën e një fëmije, nuk ishte babai por një i afërt i fëmijës.

Babai i tij ka kërkuar nga gjykata që ta falin atë pasi sipas tij, ai kishte qenë “thjesht duke luajtur me djalin”, transmeton Koha.net.

Megjithatë, gjykata ka vendosur të hedh poshtë kërkesën e babait dhe të vazhdoj me vendimin e tyre me 2 vjet burgim.

Algjerianët nëpër rrjete sociale kanë kërkuar dënimin e këtij personi pasi ky konsiderohet abuzim.

BBC raporton se jo qëllimisht ka raportuar se personi që ka kryer këtë akt ishte babai, por që ato ishin informacionet e para që kishin siguruar.


Gjykata në Algjeri, ka dënuar me 2 vjet burg një baba i cili kishte varur djalin e tij në një dritare për të marrë “like” në rrjetin social Facebook.

Ai u konsiderua se ka abuzuar me djalin e tij, pasi ka postuar në Facebook këtë fotografi me mbishkrimin “1 mijë likes ose do ta gjuaj”, e këtë e bëri vetëm për argëtim, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Ky baba u akuzua edhe për rrezikimin e jetës së djalit të tij.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në një banesë në Algjeri, nga kati i 15-të, ndërsa emri i babait nuk është bërë i ditur nga autoritetet.