Mekanizmi i vaksinave Covax ka shpërndarë gati 38.4 milionë doza vaksinash anti-COVID në 102 vende, përfshirë Kosovën, gjashtë javë pasi ajo filloi me furnizime.
Programi ofron ndihmë për shtetet që kryesisht janë me të ardhura të pakta, duke bërë të mundur vaksinimin e punonjëseve shëndetësorë dhe të tjerëe në rrezik të lartë, edhe nëse qeveritë e tyre nuk kanë arritur të sigurojnë vaksina nga prodhuesit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshulli i Karaibeve St. Lucia u bë vendi i 100-të që merr vaksina përmes Covax.
Kosova vetëm një javë më parë kishte arritur të siguronte vaksinat e para përmes këtij programi. Në aeroportin e Prishtinës mbërritej 24 mija doza të vaksinës “AstraZeneca”.