Të paktën 43 fëmijë janë vrarë nga forcat ushtarake të Birmanisë që nga fillimi i protestave kundër grusht-shtetit që po zhvillohen që nga fillimi i muajit shkurt.
Kjo është bërë e ditur nga organizata e për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve “Save dhe Children” sipas së cilës, shteti në juglindje të Azisë është në një situatë “makthi” me shumë viktima fëmijë e në mesin e tyre edhe një gjashtë vjeçar, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, numri i përgjithshëm i të vdekurve që kur kanë nisur këto protesta ka arritur në 536.
Protestat masive në të gjithë Birmaninë kanë nisur që më 1 shkurt, kur ushtria bëri grusht-shtet duke arrestuar me këtë rast lideren e zgjedhur, Aung San Suu Kyi e cila kishte fituar zgjedhjet e zhvilluara në nëntor të vitit të kaluar.
Ushtria ka marrë shtetin në dorë pasi konsideronte se Suu Kyi i kishte fituar zgjedhjet e zhvilluara në mënyrë jo të drejtë.
Ndërkohë, dita më e përgjakshme e protestave deri më tani ishte e shtuna e kaluar kur mbetën të vrarë të paktën 100 persona.