Botë

Serbia i reziston presionit të BE-së për sanksione ndaj Rusisë

 

Mediat serbe shkruajnë se Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiq janë në presion të vazhdueshëm nga Bashkimi Evropian për t’iu bashkuar nismës për sanksione ndaj Rusisë, për shkak të helmimit dhe burgosjes së liderit të opozitës ruse, Alexey Navalny.

Sipas gazetës “Novosti”, zyrtarëve serbë në disa raste u është sugjeruar se do të ishte mirë që Serbia, si kandidate për anëtarësim në BE të ndjekë rrugën politikën e jashtme të Brukselit.