Botë

Italia kërkon karantim pesë-ditor për pasagjerët që vijnë nga shtetet e BE-së

Italia ka vendosur një masë karantine prej pesë ditëve për personat që vijnë nga shtetet tjera të Bashkimit Evropian në përpjekje për të parandaluar largimet gjatë Pashkëve dhe për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranza, ka nënshkruar urdhrin e ri të martën, raporton agjencia AP. 

Kërkohet një test negativ PCR para se të arrihet në Itali, pesë ditë karantinim në Itali dhe një test tjetër për koronavirus për të dal nga karantina për të gjithë qytetarët që vijnë në Itali nga BE-ja.

Grupet, përfshirë edhe ato që përfaqësojnë operatorët turistikë, kanë duartrokitur këtë mbyllje, pasi deri më tash italianët lejoheshin të udhëtonin në vendet me rrezik të ulët për argëtim.

Italia ka kohë që kërkon karantinë për njerëzit që vijnë nga shtetet që nuk janë anëtare të BE-së, megjithëse ka përjashtime, përfshirë për qytetarët që kthehen nga udhëtime të shkurtra të punës dhe ata që fluturojnë në fluturime me teste gjatë nisjes dhe mbërritjes.

Pasagjerët në aeroportin e Romës, Leonardo Da Vinci – Fiumicino, të mërkurën dukeshin kryesisht të dorëzuar me zhvillimet e reja.

Në këtë aeroport po ka qarkullim 10 mijë deri 11 mijë pasagjerë çdo ditë, dukshëm më ulët se afro 145 mijë pasagjerë në ditë sa ishin gjatë pandemisë.

Në përgjithësi, ka pasur një rënie prej 75 për qind të udhëtarëve nga Roma krahasuar me të dhënat e vitit 2019, kanë thënë zyrtarët e aeroportit për agjencinë AP.

Sektori i turizmit ka qenë një nga më të goditurit nga pandemia.

Rregullorja e re është në fuqi deri më 6 prill.