Botë

Sllovenia do të forcojë kufizimet kufitare nesër

 

Sllovenia do të forcojë kufizimet në kufijtë e saj nesër përpara futjes së një bllokimi të plotë njëmbëdhjetë ditësh gjatë Pashkëve, vendosi sot qeveria e këtij vendi.

Udhëtimi në vendet nga lista e kuqe, i cili përfshin të gjithë fqinjët e Sllovenisë, do të ndalohet, përveç udhëtarëve ndërkufitarë, transitit, mallrave dhe disa përjashtime të tjera, u tha gazetarëve ministri i Brendshëm Ales Hojs, njofton agjencia e lajmeve sllovene STA.