2 perditesime
13:39

Mbi 90 të vrarë në protestat e së shtunës në Birmani

Në mbi 90 ka arritur numri i të vdekurve nga protestat të cilat po zhvillohen në disa qytete të Brimanisë gjatë të shtunës.

Një fëmijë rreth 5 vjeçar raportohet të jetë në mesin e të vrarëve.

Vrasjet e protestuesve kundër grusht-shtetit në Birmani po vazhdojnë pavarësisht se udhëheqësi i puçit ushtarak Min Aung Hlaing kishte deklaruar se ushtria do t’i mbronte protestuesit dhe se do të përpiqej për demokraci.

Mirëpo e shtuna ka hyrë në mesin e ditëve më të përgjakshme që kur kanë filluar protestat më 1 shkurt.

Numri i civilëve të vrarë deri më tani nga këto protesta ka arritur në afro 500.

12:05

Shkon në 64 numri i i të vrarëve sot në Birmani 

Ka shkuar në 64 numri i të vdekurve nga protestat të cilat po zhvillohen në disa qytete të Brimanisë gjatë të shtunës. Në mesin e të vdekurve raportohet të jetë edhe një adoleshent.

Vrasjet e protestuesve kundër grusht-shtetit në Birmani po vazhdojnë pavarësisht se udhëheqësi i puçit ushtarak Min Aung Hlaing kishte deklaruar se ushtria do t’i mbronte protestuesit dhe se do të përpiqej për demokraci.

Mirëpo pavarësisht këtyre deklaratave, e shtuna ka hyrë në mesin e ditëve më të përgjakshme që kur kanë filluar protestat më 1 shkurt.

Numri i civilëve të vrarë deri më tani nga këto protesta ka arritur në 400.

08:42

16 të vdekur në protestat e së shtunës në Birmani

Forcat e sigurisë në Birmani ka vrarë të paktën 16 persona në protestat e të shtunës, kanë bërë të ditur mediat lokale dhe dëshmitarë të ngjarjes.

Protestat kundër grusht-shtetit të 1 shkurtit janë zhvilluar sërish të shtunën në rrugët e Yangonit, Mandalayt dhe qyteteve të tjera pavarësisht paralajmërimeve gjatë festimit të Ditës së Forcave të Armatosura protestuesit do të mund të “qëlloheshin në kokë apo në shpinë”, shkruajnë mediat e huaja.

Njëri nga doktorët birmanezë e ka quajtur këtë festë ditë turpëruese për ushtrinë duke thënë se ajo po feston pasi ka lënë të vdekur më shumë se 300 njerëz të pafajshëm që nga fillimi i protestave kundër marrjes së shtetit në dorë nga ushtria.

Pasi kryesoi paradën ushtarake në kryeqytetin Naypyita për të shënuar Ditën e Forcave të Armatosura, Gjenerali i Lartë Min Aung Hlaing përsëriti një premtim për të mbajtur zgjedhjet por pa dhënë ndonjë kornizë kohore se kur do të mund të zhvilloheshin ato.