Nga të shtënat në Shtetet e Bashkuara për çdo ditë vriten ose plagosen së paku 19 fëmijë, ndërsa më të rrezikuarit janë djelmoshat, të rinjtë dhe zezakët, thuhet në një studim qeveritar.
Analiza e të dhënave në periudhën 2002-2014 në Shtetet e Bashkuara, konsiderohet se është studimi më gjithëpërfshirës për këtë çështje.
Derisa në masë të madhe i konfirmon informatat e publikuara paraprakisht, ky studim e thekson aspektin se përse shkencëtarët e shohin dhunën me armë si krizë publike shëndetësore, raporton agjencia AP nga Çikagoja.
Në raportin e Qendrave për Kontroll të Sëmundjes dhe Parandalim, përfshihen fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 17 vjeçare. Studimi ishte përpiluar nga analizat e certifikatave të vdekjes dhe raporteve të dhomave të emergjencës dhe është publikuar sot në revistën, Pediatricks.
-
SHBA, mbi 15% e vdekjeve të fëmijëve nga armët e zjarrit
-
Një në 15 amerikanë ka qenë dëshmitar i sulmeve të armatosura, sipas studimit të fundit
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur pas të shtënave në Washington
-
Shtatë të rinj të plagosur si pasojë e sulmit me armë zjarri në Indianapolis të SHBA-së
-
Një rast tjetër në SHBA, burri plagos me armë fëmijën që po luante në oborrin e tij