Qyteti i Minneapolisit ka arritur të premten marrëveshje me familjen e George Floyd që të paguajë 27 milionë dollarë për të zgjidhur procesin gjyqësor për vrasjen e tij.
Vrasja e Floyd nga polici Derek Chauvin, pasi ishte vendosur nga policia në gjunj, ishte kapur nga kamerat e rrugës dhe pamjet patën shkaktuar protesta masive në mbarë botën, shkruan BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvokatët e familjes deklaruan se pamjet e vrasjes së Floyd kanë krijuar “kërkesa të pamohueshme për drejtësinë dhe ndryshimin”.
Juria për gjykimin e vrasjes së Floyd është duke u përzgjedhur tashmë. Gjashtë nga 12 anëtarët e gjykimit janë përzgjedhur për seancën e parë dëgjimore e cila do të nisë më 29 mars.
Këshilli i qytetit të Minneapolisit ka votuar në mënyrë unanime për marrëveshjen prej 27 milionë dollarësh.
“Kjo është marrëveshja më e madhe për një rast të një vrasjeje të gabuar të një njeriu me ngjyrë dhe dërgon mesazhin e fuqishëm se jetët e zeza vlejnë dhe se brutaliteti ndaj njerëzve me ngjyrë duhet të marrë fund”, ka thënë avokati kryesor i familjes së Floyd, Ben Crump.