Botë

Ushtria birmaneze akuzon lideren e burgosur për korrupsion

 

Udhëheqësit e ushtrisë në Birmani kanë akuzuar lideren e zgjedhur Aung San Suu Kyi për pranim të jashtëligjshëm të parave në vlerë prej 600 mijë dollarësh dhe po ashtu ari në vlerë prej 628 mijë dollarësh.

Këto akuza janë më të rëndat deri më tani nga ushtria prej ditës kur ushtria ka bërë grusht-shtet dhe ka arrestuar Suu Kyi më 1 shkurt të këtij viti.