Papa Françesku përfundoi të hënën turneun e tij historik në Irak, ku u përpoq të sillte shpresë në pakicën e krishterëve të vendit me një mesazh të bashkëjetesës, faljes dhe paqes, njofton AP.
Papa dhe delegacioni i tij udhëtues u përcollën me një ceremoni lamtumire në aeroportin e Bagdadit, nga ku u nis për në Romë pas një vizite katër-ditore që ka mbuluar pesë provinca në të gjithë Irakun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë çdo hap të vizitave të tij, Papa Françesku u bëri thirrje irakianëve të përqafonin diversitetin, nga Najafi në jug, ku ai mbajti një takim historik ballë për ballë me klerikun e fuqishëm shiit, Ajatollah Grand Ali Ali al-Sistani e deri te takimi me viktimat të krishterë nga terrori i Shteti Islamik (ISIS).
Vizita e Papës vuri në pah skena të paimagjinueshme në Irakun e shkatërruar nga lufta vetëm disa vjet më parë.