Botë

11 të vdekur dhe 843 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 11 të vdekur e 843 raste të reja me Covid-19, nga 3.519 teste të kryera.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 333 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 106.110 raste, prej të cilëve 94.275 janë shëruar, kurse 3.176 kanë ndërruar jetë.

Vendi aktualisht ka 8.659 raste aktive.