Botë

Rregullatori i BE-së fillon analizën e vaksinës ruse anti-COVID

Rregullatori i BE-së fillon analizën e vaksinës ruse anti-COVID
Foto: AP
 

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka filluar të analizojë vaksinën ruse anti-COVID, Sputnik V, disa muaj pasi vaksina është aprovuar së pari në Rusi dhe pasi dhjetëra shtete nëpër botë e kanë autorizuar atë, raporton agjencia AP.

Në një komunikatë të enjten, rregullatori evropian ka thënë se analiza është e bazuar në rezultatet nga studimet laboratorike dhe në hulumtimet me të rriturit, që sugjerojnë se vaksina mund të ndihmojë në mbrojtjen nga koronavirusi.