Botë

Nisin hetimet për gjenocid në territoret palestineze

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve ka nisur hetimet zyrtare në lidhje me akuzat për krime lufte në territoret palestineze.

Fatou Bendouda ka thënë se pjesë e këtyre hetimeve do të jenë ngjarjet që kanë ndodhur në Bregun e okupuar Perëndimor, në Lindje të Jerusalemit, si dhe në Rripin e Gazës, që prej qershorit të vitit 2014. Izraeli e ka dënuar këtë vendim të kryeprokurorit, përderisa zyrtarët palestinezë e kanë cilësuar si të mirëpritur.

Gjykata Ndërkombëtare ka autoritet për të dënuar të akuzuarit për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës nëpër territoret që janë pjesë e Statutit të Romës. Këtë traktat kurrë nuk e ka ratifikuar Izraeli.