Botë

Britania e Madhe vaksinon mbi 20 milionë njerëz me dozën e parë të vaksinës anti-Covid

Britania e Madhe ka vaksinuar 20.09 milionë persona me dozën e parë të vaksinës anti-Covid, sipas të dhënave të prezantuara të dielën.

Britania gjithashtu ka raportuar për 6.035 raste me koronavirus në 24 orët e fundit dhe 144 vdekje.

Shifrat tregojnë se në shtatë ditët e fundit rastet janë për 21.2 për qind më të ulëta, krahasuar me javën e kaluar kur ishin 33.5 për qind.