Botë

FBI-ja identifikon një të dyshuar për vrasjen e oficerit policor gjatë dhunës në Kongres

FBI-ja identifikon një të dyshuar për vrasjen e oficerit policor gjatë dhunës në Kongres
Foto: CNN
 

FBI-ja ka identifikuar një të dyshuar për vrasjen e oficerit të policisë Brian Sicknick në dhunën që shpërtheu në Kongresin Amerikan në fillim të janarit.

CNN raporton se oficeri i ndjerë ishte lënduar nga një spërkatje e përdorur nga turma gjatë dhunës në Kongres dhe se ky mund të jetë sulmi që ka çuar në vdekjen e tij. Sipas këtyre të dhënave, rasti pritet të jetë i vështirë për organet e hetuesisë dhe se nuk është e qartë se çfarë akuza do të ngrihen rreth vdekjes.