Botë

Borrell: Rusia po shkëputet nga Bashkimi Evropian

Borrell: Rusia po shkëputet nga Bashkimi Evropian
 

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se Rusia po shkëputet nga BE-ja dhe presidenti rus Vladimir Putin po përdor të gjitha mjetet, duke përfshirë këtu edhe dezinformimin për ta siguruar mbijetesën dhe për të luftuar opozitën.

Borrell ka thënë në një postim në Twitter se vlerat liberale dhe demokratike të Evropës, nga qeveria ruse konsiderohen si një kërcënim për ekzistencën e saj.