Botë

Ekspertët: Vaksinimi të bëhet sipas moshës që të ndalohen vdekjet nga COVID-19

Ekspertët shëndetësorë kanë thënë se vaksinimi i njerëzve kundër koronavirusit duhet bëhet sipas moshës, në mënyrë që të ndërpriten vdekjet nga COVID-19. Ata thonë se njerëzit në të 40-at duhet të jenë në listën primare për t’u vaksinuar.

Komiteti për Vaksinim dhe Imunizim ka thënë se një vaksinim i tillë duhet të bëhet me synim për t’u vaksinuar të gjithë të rriturit deri në fund të korrikut.

Mbi 18.000.000 njerëz janë vaksinuar deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar me dozën e parë.

Mësuesit dhe oficerët e policisë janë në mesin e atyre që kanë bërë fushatë për t’u dhënë përparësi në procesin e vaksinimit.