Botë

Menduan se po vaksinohen për COVID-19, banorë në Indi bëhen pjesë e provave klinike

Menduan se po vaksinohen për COVID-19, banorë në Indi bëhen pjesë e provave klinike
Foto: Ilustrim
 

Një furgon i bardhë arriti në zonat e varfra të Bhopalit në Indi, duke përçuar mesazhin përmes altoparlantëve për vaksinim. “Ejani merrni vaksinën për koronavirus dhe merrni 10 dollarë”.

Banorët që kishin dëgjuar këtë thirrje në dhjetor, thonë se nxituan ta merrnin ofertën sepse pagesa që u ofruan ishte dy herë më e madhe se ajo që merrnin në ditë. Shumë ishin përballur me vështirësi gjatë pandemisë.