Botë

Imigranti del nga kisha pas disa vitesh strehim për të evituar dëbimin

Pas disa vitesh jetesë brenda një kishe në Missouri për të evituar dëbimin, imigranti Alex Garcia ka dalë jashtë saj të mërkurën, pas një zotimi nga administrata e Joe Bidenit për ta lënë atë të lirë të qëndronte në vend.

Garcias i ishte dorëzuar letra për dalje nga SHBA-ja në vitin 2017. Ditë para se të depërtohej, Kisha e Bashkuar e Krishtit në St. Louis i ofroi strehë.

Ai në një deklaratë tha se ishte i ndarë nga jetesa me familjen për 1,252 ditë. Një turmë prej 100 njerëzish e uruan ndërsa ai me familjen po linte kishën.

Në javët e para si president, Bideni ka nënshkruar disa urdhra ekzekutiv për çështjet e imigrimit që zhbëjnë politikat e Donald Trumpit, shkruan AP. 

Koordinatorja në Shërbimin Botëror të Kishës, Myrna Orozco, tha se 33 imigrantë gjenden brenda kishave në SHBA dhe se numri i tyre duhet të bie.