Botë

Mbi 50 të vdekur në burgjet e Ekuadorit në luftimet mes bandave

Të burgosur në Ekuador janë alarmuar pasi më shumë se 50 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në trazirat që ndodhën në tri burgje, të martën.

Sipas autoriteteve, trazirat shpërthyen në burgje të tri qyteteve: Guayaquil, Cuenca dhe Latacunga. Dhuna erdhi pas mosmarrëveshjes mes bandave rivale brenda burgjeve, kanë thënë zyrtarët.

Mediat lokale raportuan se të burgosurit janë vrarë me armë zjarri dhe thika, shkruan Al Jazeera.

Komandanti i Përgjithshëm i Policisë, Patricio Carillo, tha se forcat e sigurisë janë shpërndarë nëpër burgje për të vënë situatën nën kontroll. Ai tha se në trazira u përfshinë të burgosur të sigurisë së lartë.