Botë

Bideni do të nderojë 500 mijë jetët e humbura nga COVID-19 në SHBA

Bideni do të nderojë 500 mijë jetët e humbura nga COVID-19 në SHBA
 

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të nderojë 500 mijë jetë të humbura nga COVID-19 me një moment heshtjeje dhe ceremoni ndriçimi qirinjsh në Shtëpinë e Bardhë, raporton AP.

SHBA-të pritet ta kalojnë këtë moment të zymtë gjatë ditës së sotme, pak më shumë se një vit që pas vdekjes së parë në vend.