Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fauci fiton çmimin një milion dollarë të Izraelit për "mbrojtjen e shkencës"

Eksperti i madh amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, ka fituar çmimin prestigjioz 1 milion dollarësh nga Izraeli për angazhimin e tij për shkencë.

Fauci, i cili shpesh kishte mosmarrëveshje me ish-presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, rreth mënyrës së trajtimit të pandemisë, iu dha çmimi “Dan David” për "mbrojtjen e shkencës", raporton BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai gjithashtu u vlerësua për avokimin për vaksinat antiCOVID dhe për udhëheqjen e tij në hulumtimin e HIV dhe lehtësimin e Aids.

80-vjeçari ka këshilluar shtatë presidentë të SHBA-ve.